Të gjitha blogjet

Si të hapni llogari në Paysera?

#
Shumë njerëz ende mendojnë se hapja e një llogarie bankare është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar që përfshin radhë, dokumente në letër dhe tarifa. Epo, nuk është asgjë e tillë, nëse po hapni një llogari Paysera. Procesi është i shpejtë, i përshtatshëm dhe i gjithi online. Ndiqni hapat e mëposhtëm dhe hapni një llogari të re FALAS brenda ditës.

Pse duhet të hap llogari në Paysera?

Janë shumë arsye të ndryshme pse mijëra njerëz zgjedhin të hapin një llogari Paysera çdo muaj. Disa nga përfitimet më të rëndësishme janë: hapja e llogarisë falas dhe në online transfere kombëtare dhe ndërkombëtare të lira , kursi i favorshëm i këmbimit mundësia për të porosit kartelën Visa debit për të procesuar pagesa online dhe më shumë.

Hap llogari në Paysera FALAS!

REGJISTROHUNI

Sa kushton hapja e llogarisë në Paysera?

Hapja e një llogarie personale Paysera është pa pagesë dhe nuk ka as tarifë administrative mujore. Tarifa shtesë zbatohen vetëm për shërbimet shtesë si porositja dhe mirëmbajtja e kartelave, etj. Të gjitha ato mund të gjenden në faqen e internetit të Paysera.

Si të hapni llogari në Paysera, udhëzimet hap pas hapi

Hapja e llogarisë është e mundëshme nëaplikacionin Payseraonly. Shkarkojeni atë në Play Store, App Store ose Huawei AppGalleryfalas, dhe filloni.

1. Regjistrohu me numrin tënd të telefonit

Hap aplikacionin mobil Paysera, zgjidh gjuhën tënde dhe shtyp Krijo Llogari.

Futni numrin tuaj të telefonit dhe krijoni një fjalëkalim (të paktën 8 simbole). Ky do të jetë fjalëkalimi juaj për e-banking të Paysera – bank.paysera-ks.com.

Do të merrni një kod konfirmimi me SMS. Konfirmoni numrin tuaj të telefonit duke futur këtë kod në aplikacion.

#

2. Krijoni një PIN kod

Krijoni një kod5-shifror për të hapur aplikacionin Paysera në telefonin tuaj. Ju do të duhet ta futni atë sa herë që dëshironi të përdorni aplikacionin. Identifikimi biometrik, si gjurmët e gishtit ose njohja përmes fytyrës, është gjithashtu e mundshme nëse mbështetet në pajisjen tuaj.

3. Konfirmo email adresën

Kur të jeni gati, konfirmoni email adresën tuaj duke e shënuar kodin e konfirmimit, të cilin duhet ta kishit pranuar në email adresën me të cilën jeni regjistruar.

Mbani mend: emaili i lidhur me llogarinë tuaj Paysera dhe numri juaj i konfirmuar i telefonit përdoren për komunikim mes jush dhe Paysera-s, kështu që duhet të siguroni me kujdes qasjen në të.

#

4. Plotësoni KYC pyetësorin tuaj

Plotësimi i KYC pyetësorit është një kërkesë ligjore për të gjithë klientët.

Kërkon përgjigjen e disa pyetjeve në lidhje me statusin tuaj financiar, si p.sh.:

  • Cilat janë burimet e rregullta për fondet tuaja? Ndoshta është paga juaj, ose ndoshta janë paratë e bursës.
  • Sa është qarkullimi juaj i planifikuar mujor?
  • A prisni të merrni deri në 1,000 EUR në muaj në këtë llogari ose më afër 10,000 EUR?
  • A mbani ju apo të afërmit tuaj ndonjë post politik?

Në fund, konfirmoni nëse jeni ju personi që do të përdorni këtë llogari.

Më shumë informacion mbi KYC pyetësorin >

#

5. Bëni një fotografi të ID-së ose pasaportës tuaj.

Për të konfirmuar identitetin tuaj, duhet të paraqisni një dokument - pasaportën ose letërnjoftimin tuaj. Zgjidhni nga menyja dokumentin që do të përdorni.

Për letërnjoftim, duhet të bëni dy fotografi – pjesa e përparme dhe e pasme e dokumentit. Nëse zgjidhni pasaportën, do t'ju duhet vetëm të bëni një foto të faqes bazë të të dhënave.

Rrotulloni telefonin tuaj horizontalisht në orientimin e peizazhit (90° në të majtë) dhe sigurohuni që të dhënat e dokumentit të jenë të lexueshme.

6. Bëni një selfie

Pasi të dorëzohet dokumenti, duhet të bëni një fotografi të vetes (një selfie) për t'u siguruar që jeni i njëjti person si në dokumentin e dhënë.

Sigurohuni që fytyra juaj të jetë qartë e dukshme dhe e pozicionuar në kornizë. Ju duhet të jeni vetëm në foto dhe nuk duhet të mbani kapele, syze dielli ose sende të tjera që errësojnë fytyrën.

Llogaria juaj është e hapur!

Urime! Ju keni përfunduar procesin e regjistrimit në Paysera. Dokumentet tuaja do të verifikohen brenda 1 dite pune dhe më pas mund të filloni të përdorni llogarinë tuaj, të dërgoni dhe të merrni para, të këmbeni valuta, të bëni blerje në internet etj.

Si të rimbushni llogarinë tuaj Paysera?

Për të bërë transferin tuaj të parë përmes Paysera, do t'ju duhet të rimbushni llogarinë tuaj Paysera. Ju mund ta bëni këtë duke bërë një transfer të rregullt bankar.
Lexoni udhëzimet e detajuara se si të dërgoni para në llogarinë tuaj dhe të filloni

Artikujt e ngjajshëm

#

10+ arsye pse duhet të përdorni Paysera

A mund të mbani mend kriteret që keni pasur për të zgjedhur bankën tuaj të parë? A keni zgjedhur atë që kanë përdorur prindërit tuaj? Apo ndoshta e keni marrë kartelën tuaj falas në shkollë? Por a mund ta konsideroni vërtet një zgjedhje? Le të hedhim një vështrim në 10 arsyet më të zakonshme me të cilat njerëzit hapin një llogari në Paysera.

#

Kjo është ajo që Paysera ka planifikuar për vitin 2022

Planifikimi përpara në një mjedis biznesi që ndryshon shpejt dhe është shumë konkurrues, është thelbësor dhe i pamundur. Nga njëra anë - ne duhet të kemi një vizion dhe plane të qarta në mënyrë që ekipet tona të dinë se për çfarë po punojnë dhe ku po shkon kompania, klientët, çfarë të presin, nga ana tjetër - ne duhet të jemi mjaft fleksibël për të marrë ndonjë ide spontane që do të kenë një moment “tani ose kurrë” në treg. Me këto pika në konsideratë – ju ftojmë të hidhni një vështrim të vogël në një pjesë të vogël të asaj që presim të lansojmë në fillim të vitit 2022.

#

Çfarë është IBAN dhe si ta gjesh atë?

IBAN është një nga numrat më të përdorur në sektorin bankar. Pavarësisht nëse doni të dërgoni para ose t'i merrni ato - pothuajse me siguri do të përdorni një IBAN. Sidoqoftë, a e dini në të vërtetë çfarë është IBAN?