Të gjitha blogjet

Si të përdorni veçorinë e QR kodit Paysera për pagesa?

How to use the Paysera QR code feature for payments?
A i keni vënë re ndonjëherë modelet katrore që ngjajnë me barkode të shpërndara nëpër restorante apo qendra tregtare? Ata quhen QR kode. Por a e dini se ato nuk janë vetëm për të kontrolluar menutë apo për të aksesuar informacione? Në këtë postim në blog, ne do të tregojmë se si mund t'i përdorni ato për pagesa - për dërgim dhe marrje.

Iniciali QR qëndron për "përgjigje të shpejtë" (quic response), duke theksuar aftësinë e tij të leximit të shpejtë. Duke përdorur telefonin inteligjent, mund të skanoni QR kod specifik. Kodi specifik mund t'ju çojë në burime të ndryshme, të tilla si një faqe interneti, zbritje dhe informacione kontakti.

Duke folur për veçorinë QR kodit në Paysera në mënyrë specifike, duke përdorur aplikacionin tonë, ju mund të bëni pagesa dhe të përdorni kodin tuaj unik për marrjen e fondeve.

Nëse nuk jeni nga ata që përpiqen për para ose gërmojnë në kuletën tuaj për detajet e kartelës, kjo mund të jetë thjesht tipari i përsosur për ju. Me pagesat, procesi është thjeshtuar – thjesht skanoni QR kodin të krijuar paraprakisht që përmban të gjithë informacionin e nevojshëm të pagesës.

How does the QR feature on Paysera work?

Çfarë është një pagesë me QR kod dhe si funksionon?

Në përgjithësi, QR kodet kanë shumë përfitime. Le të shqyrtojmë disa përfitime kryesore që zbatohen veçanërisht për pagesat me një llogari Paysera.

  • Shpejtësia. Siç u përmend më herët, ju mund të dërgoni ose merrni mjete në çast. Gjithçka që ju nevojitet është një QR kod i marrësit për të dërguar fondet – nuk ka nevojë të plotësoni detajet e transferit bankar.
  • Aksesueshmëria. Ju nuk keni nevojë të kërkoni para ose një kartelë bankare fizike.
  • Përputhshmëria. Pavarësisht nëse përdorni një smartphone, tablet ose një skaner të dedikuar, QR kodet funksionojnë në mënyrë të përsosur në një sërë pajisjesh. Ky fleksibilitet siguron që ato janë të përshtatshme për një gamë të gjerë skenarësh pagesash.
  • Business-friendly. Mund të përdorni veçorinë e QR kodit në Paysera si nga llogaritë tuaja personale ashtu edhe nga ato të biznesit. Për shembull, nëse drejtoni një dyqan, klientët tuaj mund të paguajnë edhe më shpejt duke përdorur QR kodin. Vetëm mbani mend, ata duhet të kenë një llogari Paysera për ta bërë këtë.

Cilat janë përfitimet e veçorisë së QR kodit Paysera?

Nuk do t'i kushtojë asgjë paguesit. Megjithatë, do të ketë një tarifë tē përpunimit të pagesës me QR kod që aplikohet për tregtarin.

Sa kohë duhet për të arritur tek marrësi??

Pagesat me QR kod arrijnë te marrësi në çast.

Nëse dëshironi të paguani me QR kod

  1. Kyçuni në llogarinë tuaj të Paysera;
  2. Në anën e djathtë, klikoni tek QR kodi
  3. Tek skano kodin, do të mund të skanoni QR kodin ku dëshironi të dërgoni paratë ose klikoni ZGJIDHNI NGA GALERIA për ta ngarkuar atë nga galeria juaj;
  4. Futni shumën që dëshironi të dërgoni dhe konfirmoni atë.
How to send money with the Paysera QR payment feature?

Nëse dëshiron të marrësh pagesa me QR kodin tënd

  1. Kyçuni në llogarinë tuaj të Paysera;
  2. Në anën e djathtë, klikoni tek QR kodi;
  3. Klikoni Kodi im;
  4. Tregojeni atë tek përdoruesi tjeter i Paysera ose klikoni SHPERNDAJ për të dërguar atë tek lista e kontakteve tuaja.
How to accept payments with the Paysera QR payment feature?

A jeni gati për ta përdorur?

Siç thotë shprehja, "Të shohësh është të besosh". Nëse kjo veçori ju rezonon, pse të mos e provoni dhe ta kuptoni se sa e lehtë mund të jetë? Mund të jetë zgjidhja perfekte për transfer tek miku juaj ose menaxhimin e pagesave për biznesin tuaj.

Artikujt e ngjajshëm

#

Si të kontrolloni statusin tuaj të transferit në Paysera?

Ju duhet të keni gjithmonë mundësinë për të gjurmuar paratë tuaja kur bëni një transfer. Nuk ka dyshim për këtë. Kjo është arsyeja pse, për të garantuar transparencë, ne kemi bërë të mundur që ju të kontrolloni statusin e parave tuaja në çdo kohë. Siç do ta zbuloni së shpejti, gjurmimi i parave tuaja është i shpejtë, i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë me Paysera.

#
Veçoritë

Si të anuloni një transfer në Paysera?

A keni bërë një gabim dhe keni nevojë të anuloni transferin? Këto situata mund të jenë shumë stresuese, veçanërisht nëse nuk dini hapat e duhur për të ndjekur. Për fat të mirë, pasi të keni lexuar këtë postim në blog, do të dini saktësisht se çfarë të bëni kur duhet të anuloni një transfer në Paysera.

#

Si të rimbursoni një transfer përmes Paysera?

Ju mund të mos e dini këtë, por me Paysera është më e lehtë të dërgoni një rimbursim sesa mund të mendoni. Pavarësisht nëse jeni një biznes Paysera ose klient privat, statusi juaj nuk kufizon fleksibilitetin tuaj. Cilado qoftë arsyeja që ju duhet të realizoni një rimbursim!