Si të përdorim shërbimet e Paysera në mënyrë të sigurtë?
Sistemi Paysera është plotësisht i sigurt, megjithatë, siguria e llogarisë dhe e të dhënave varet edhe nga veprimet tuaja të kryera në internet. Rekomandimet e mëposhtme do të ndihmojnë për të siguruar sigurinë e veprimeve tuaja të kryera në llogarinë Paysera dhe në internet në përgjithësi.
Llogaria
Mund të identifikoheni në sistemin Paysera nëpërmjet aplikacionit celular (duke futur një fjalëkalim ose duke u identifikuar duke përdorur të dhëna biometrike) ose nëpërmjet versionit të desktopit.
Hyni përmes desktop duke marrë hapat e mëposhtëm:
1. Shkoni në https://www.paysera.comKlikoniLogin dhe do të drejtoheni tekhttps://bank.paysera.com/en/login.2. Zgjidhni metodën e identifikimit - adresën e email, ose numrin e telefonit. Vendosni të dhënat e zgjedhura.
3. Zgjidhni metodën e hyrjes në llogari:
- nëpërmjet aplikacionit celular. Kur e përdorni për t'u identifikuar, do t'ju duhet të konfirmoni kodin e kontrollit në aplikacion (ai duhet të përputhet me kodin e shfaqur në dritaren e shfletuesit). Hapni aplikacionin Paysera dhe rrëshqitni një shirit konfirmimi nëse kodi i shfaqur në ekranin e identifikimit përputhet me kodin në aplikacion. Touch ID ose Face ID rekomandohet të përdoren për identifikimin e aksesit të aplikacionit për të siguruar siguri më të lartë.
- duke futur një fjalëkalim. Pas hyrjes në të, ju do të hyni në llogarinë tuaj dhe do të jeni në gjendje të shihni informacionin e llogarisë tuaj, por nuk do të jeni në gjendje të përdorni asnjë funksion. Për të menaxhuar plotësisht llogarinë tuaj, duhet të konfirmoni hyrjen: në menynë e sipërme në të majtë, trokitni lehtë mbi "Konfirmimi i hyrjes" dhe zgjidhni metodën - përmes aplikacionit celular ose SMS. Ju lutemi vini re se shërbimi SMS përfshin tarifa shtesë.
Ju lutemi vini re disa rregulla shumë të rëndësishme sigurie, kur hyni në llogari përmes versionit desktop:
- hapni një dritare të re të shfletuesit dhe shkruani adresën https: //www.paysera.x (vetëm fushat e mëposhtme mund të vendosen në vend të x: com,lv,bg,ee,pl,es,de,ro,al,ge). Në këndin e sipërm djathtas, klikoni Hyr dhe do të drejtoheni te https://bank.paysera.com/en/login. Sigurohuni që lidhja të jetë e koduar (kyçja është e dukshme dhe adresa fillon me "https", sigurohuni që shkronja "s" të vendoset në fund - në disa raste, ajo është e dukshme vetëm nëse shiriti i adresës është klikuar), dhe për një lidhje të sigurt, lëshohet një certifikatë elektronike vetëm për kompaninë Paysera, siç tregohet në foto.
Sistemi Paysera nuk është i arritshëm në faqe web të tjera, madje edhe shumë të ngjashme, p.sh .: www.payssera.com, bank.paysera.anotherdomain.com, paysera.myf1ntech.com/paysera/login, etj.
Nëse në këto lloj adresash arrini në një faqe web e cila është shumë e ngjashme me faqen web zyrtare të Paysera, ka shumë mundësi të keni përfunduar në një kurth të paligjshëm. Në këtë rast, mos shkruani asnjë të dhënë dhe njoftoni menjëherë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit.
- gjithmonë dilni nga llogaria juaj. Shmangni hyrjet në llogarinë tuaj Paysera në kompjutera publik, ose nga pajisjet e personave të tjerë, sepse ato mund të përmbajnë fjalëkalime të vjedhura nga malware, ose të dhëna të tjera.
- ne ju rekomandojmë të kontrolloni adresat e IP prej të cilave keni aksesuar në llogarinë juaj, të paktën një herë në muaj. Ju mund ta bëni këtë duke klikuar Parametrat > Parametrat e Profilit > Historiku i hyrjes. Nëse keni dyshime, kontrolloni nëse ka pasur ndonjë transaksion ose hyrje nga një IP tjetër. Sistemi i lejon klientit të vendosë adresa IP në llogarinë e tij nga e cila do të jetë e disponueshme identifikimi në llogarinë e klientit: Parametrat > Parametrat e Profilit > Masat shtesë të sigurisë. Nëse keni dyshime, ju lutemi kontaktoni menjëherë Qendrën e Shërbimit të Klientit.
- mos i transferoni askujt kredencialet e hyrjes në llogari. Nëse dikush ju ka ofruar të hapni një llogari Paysera në emër të tij ose të një personi tjetër ose të kryeni veprime financiare, kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit dhe do të këshilloheni për hapat e mëtejshëm.
- përditësoni menjëherë të dhënat tuaja personale dhe ato të kontaktit në rast se ato ndryshojnë. Në rast incidentesh sigurie ose për t'ju dhënë informacione të rëndësishme, punonjësve të Paysera-s mund t'ju duhet t'ju kontaktojnë menjëherë dhe/ose t'ju identifikojnë siç duhet.
- personat e regjistruar rishtazi në sistemin Paysera duhet t'i kushtojnë vëmendje pyetësorit të KYC. Fotografia në të djathtë përshkruan se si shfaqet në aplikacionin celular Paysera.
Ju lutemi informohuni se punonjësit e Paysera që ju kontaktojnë, nuk do t'ju kërkojnë asnjëherë detajet e hyrjes, ose kodet, ose fjalëkalimet e konfirmimit të transaksionit. Punonjësit e Paysera mund të kërkojnë të dhëna të caktuara hyrje, vetëm nëse ju telefononi personalisht Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit dhe vetëm për identifikimin personal. Në rast se dyshoni nëse vërtetë po flisni me një punonjës të Paysera, kërkojini t'ju telefonojnë më vonë dhe kontaktoni menjëherë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit Paysera.
Fjalëkalimi i llogarisë
Fjalëkalimi i llogarisë duhet të jetë unik dhe të përbëhet nga të paktën 8 karaktere, shkronja të mëdha dhe të vogla, numra dhe karaktere speciale.
Ju lutemi mos përdorni informacionin tuaj personal ose informacionin e anëtarëve të familjes suaj në fjalëkalim, për shembull, datën e lindjes, emrat ose mbiemrat e anëtarëve të familjes ose miqve tuaj, emrat e kafshëve shtëpiake ose numrat dhe shkronjat që mund të hamendësohen lehtësisht.
Ju lutemi përpiquni të memorizoni fjalëkalimin dhe mos e mbani në bllokun tuaj të shënimeve, në telefonin tuaj, ose diku tjetër. Ne sugjerojmë të përdorni aplikacione për ruajtjen e fjalëkalimit dhe të ruani fjalëkalimin tuaj të koduar.
Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim në sistemet e tjera, sepse mund të përdoret gjithashtu për të hyrë në llogarinë tuaj Paysera. Nëse dyshoni se persona të tjerë e njohin fjalëkalimin tuaj, ndryshojeni atë menjëherë dhe kontrolloni nëse ka pasur ndonjë hyrje të paautorizuar në llogari dhe nëse ka pasur transaksione pagese, ose tentativa të tilla.
Ne ju rekomandojmë të ndryshoni fjalëkalimin të paktën çdo 3-6 muaj.
Ju lutem infomohuni se Paysera nuk dërgon mesazhe duke ju kërkuar të ndryshoni fjalëkalimin. Edhe nëse Paysera ju informon për kërcënimet ndaj të dhënave, ose llogarisë tuaj, ose ju ka informuar për nevojën për të kryer ndonjë veprim, mesazhet kurrë nuk do të përmbajnë një linkpër në faqen e ndryshimit të fjalëkalimit. Gjithashtu Paysera nuk i kërkon kurrë klientëve të shkarkojnë dosje të bashkangjitura, instaloni softuer, ose zbuloni kodet e hyrjes. Pasi të keni marrë një mesazh të tillë, ju lutemi informoni menjëherë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit.
Pajisjet Smart
Përdorni vetëm ato pajisjet smart që janë blerë sipas ligjit dhe janë importuar zyrtarisht, sistemi operativ software i të cilit nuk është modifikuar (hakeruar) dhe në të cilin nuk janë instaluar aplikacione nga burime të tjera përveç Google Play dhe App Store.
Kur një pajisje smart nuk është në përdorim, ajo duhet të jetë e kyçur me një kod, fjalëkalim, ose mjet tjetër. Kodi i kyçjes së pajisjes dhe kodi PIN i aplikacionit Paysera nuk duhet të përputhen me pjesë të numrit të telefonit tuaj, targave të makinave, datave të lindjes, ose numrat e tjerë të rëndësishëm për ju - të gjitha kodet duhet të jenë unike dhe të perdoren me Face ID ose Touch ID.
Programi i parainstaluar dhe software tjetër i aplikimit duhet të përditësohen menjëherë pasi njoftohen për lëshimin e përditësimeve nga prodhuesi i softwer-it. Përditësimet e prodhuesit kanë për qëllim jo vetëm për të eleminuar keqfunksionimet, por gjithashtu edhe për të rregulluar hapsirat në siguri dhe kjo është një nga garancitë e sigurisë së operacioneve të kryera me pajisjen tuaj.
Në të gjitha pajisjet që përdorni për t'u lidhur me llogarinë Paysera, instaloni një program antivirus. Ne gjithashtu rekomandojmë instalimin e një mbrojtësi si - firewall veçanërisht në kompjuter, pasi do të parandalonte hyrjet në kompjuter nga Interneti.
Veprime të tjera online
Kini kujdes kur siguroni të dhënat tuaja personale në internet, kujdesuni që t'i siguroni në një faqe web të besueshme.
Përpara blerjes online, kontrolloni reputacionin e dyqaneve në forume blerësish dhe vlerësimet në faqet web. Një emër (domain) i regjistruar rishtazi, mungesa e emrit të vërtetë të kompanisë dhe numrit të regjistrimit dhe informacioni i kontaktit mund të tregojnë besueshmëri të ulët të dyqanit. Ju lutemi vini re edhe adresën e faqes web - nëse fillon me diçka tjetër përveç karaltereve https:// karaktere dhe nëse gërma "s" është e pranishme.
Kur bëni blerje online, sugjerohet shpesh pagesa me kartë dhe kërkohen të dhënat e saj. Blini aty ku ka logo që konfirmojnë sigurinë e pagesës janë të vlefshme: 3D Secure, Verifikuar nga VISA dhe MasterCard SecureCode.
Mos klikoni në linqe web të panjohura, ose të maskuara, p.sh., lidhje të shkurtuara që nuk zbulojnë burimin e vërtetë, shfaqen në rrjetet sociale, ose dërgohen me SMS, ose email. Mos hapni dokumente të panjohura, mos instaloni softuer nga burime të panjohura, mos vizitoni faqe web të pasigurta.
Siguri e certifikuar
Siguria e sistemit Paysera konfirmohet nga standardi ndërkombëtar i teknologjive të sigurisë dhe proceseve PCI DSS (Standardi i Sigurisë së të Dhënave të Industrisë së Kartave të Pagesave). Ky standard i sigurisë rregullon kërkesat për kompanitë që pranojnë karta pagesash dhe përpunojnë të dhënat e klientit. Standardi më i lartë i nivelit 1, i parashikuar për kryerjen e sigurtë të mbi 6 milion transaksioneve me karta në vit është instaluar në sistemin Paysera.
Në rast të ndonjë situate të dyshimtë: një mesazhi të dyshimtë në emër të Paysera, operacione të dyshimta, humbje të të dhënave hyrëse, ose hyrje të të dhënave në një faqe web të rreme, etj., ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit Paysera menjëherë. Gjithmonë do t'ju ndihmojmë me një zgjidhje!