Të gjitha kategoritë

Paysera zbulon logon e re të saj!

Justina Šidlauskienė
#
Lajm i madh! Sot, pas 8 vitesh, ne jemi krenarë të prezantojmë elementin e parë dhe thelbësor të identitetit Paysera – logon e re. Ky ndryshim i logos pasqyron vizionin tonë për të ecur drejt super aplikacionit dhe shënon një fillim të ri për kompaninë – një pamje më të freskët, më moderne që mbart një mesazh. Është i pari prej shumë përditësimeve emocionuese të tjera që do të prezantojmë në muajt e ardhshëm dhe në vazhdim të vitit. 
#

Pse vendosëm të bëjmë këtë ndryshim?

Ne në Paysera e dinim se kishte një shkëputje midis logos së vjetër dhe vizionit aktual të kompanisë. Jo vetëm logo e vjetër, por identiteti vizual në tërësi. Brandi ekzistues nuk e shprehte mirë vizionin tonë; ai dukej i prapambetur, i ndërlikuar në shumë raste dhe nuk e pasqyronte Payseran si një pioner të fintech me produkte dhe shërbime inovative. 

Nga pikëpamja teknike, gjithashtu dëshironim diçka që mund të funksiononte në ekrane të çdo madhësie dhe në mjedise të ndryshme. Kështu ekipi ynë i brendshëm i marketing, së bashku me një dizajner grafik të talentuar, Deividas Bielskis, nisën kërkimin e një identiteti dhe instrumenteve të reja për të shprehur personalitetin e brandit Paysera verbalisht dhe vizualisht. Dhe rezultati është përpara jush. Diçka e thjeshtë, por në përputhje me shërbimet dhe vizionin tonë. 

#
Justina Šidlauskienė – Drejtor i Marketin dhe PR, Paysera 

Identiteti i ri i frymëzuar nga reagimet e klientëve

Ndërsa kemi përfshirë njerëzit tanë dhe palë të ndryshme të interesit brenda kompanisë, ne gjithashtu dëshironim që klientët tanë të ishin pjesë e rëndësishme e krijimit të brandit tonë të ri. Prandaj gjatë vitit 2021, ne i pyetëm ata se si ndiheshin rreth nesh. 

Nga reagimet pamë se klientët tanë njëzëri i referoheshin Paysera-s me fjalë si "i shpejtë", "i lehtë për t'u përdorur", "vlerë e shkëlqyer për paratë", "shumë shërbime" dhe "një alternativë e shkëlqyer ndaj bankave tradicionale". Sekreti i suksesit të Paysera ka qenë gjithmonë angazhimi për të dëgjuar nevojat e klientëve dhe për të qenë një hap përpara – ndërtimi i produkteve të reja inovative për t'ju adresuar nevojave, përpara se ato të shfaqeshin. 

Kështu, ne vendosëm se ishte koha të prezantonim modelin e përditësuar të brandit me disa imazhe që pasqyrojnë vëmendjen dhe qëndrimin pranë ndaj klientëve tanë këtu, tani – kështu lindi ideja e chat bubble dhe e location pin. 

Si gërma "P" u bë simboli i logos sonë të re? 

Siç mund të shihni sëbashku me logon e re, gërma P u bë një simbol i rëndësishëm i brandit tonë. Ajo i duket një flluskë e stilizuar për të theksuar komunikimin me klientët tanë, bizneset dhe njerëzit që qëndrojnë pas këtyre kompanive. Për ne, nënkupton se po e ndërtojmë Paysera përmes bisedimeve të vazhdueshme! 

Ky simbol grafik gjithashtu simbolizon funksionalitetin e live chat në vazhdim i cili do të jetë një ndryshim i rëndësishëm për aplikacionin, shpejtësinë dhe cilësinë e kujdesit ndaj klientit tonë. 

E fundit, por jo më pak e rëndësishme një gjë tjetër që mund të vëreni në ikonën e re – location pin. Paysera duke qenë se është në të njëjtën kohë lokale dhe globale me shërbime të integruara të palëve të treta, që mund të përdoren pikërisht këtu dhe tani, është një nga përfitimet thelbësore të kompanisë sonë. Funksionalitetet e ardhshme si pagesa për parkim, pikat postare të dorëzimit dhe investimi në pasuri të paluajtshme, gjithashtu i qëndrojnë kësaj ideje dhe ne dëshironim të reflektohen në logon tonë. 

Ngjyrat e reja të brandit 

Në vijim për sa më sipër, logo e re Paysera ka një gamë ngjyrash më të rafinuara me dy nuanca blu dhe një jeshile. 

Këto ngjyra përfaqësojnë vlerat që kemi, ose kërkojmë të kemi: 
Blu – besimi, mendimi përparimtar, integriteti, përvoja, inovacioni; 
Jeshile – qëndrueshmëria dhe prosperiteti.

#

Çfarë kemi në vazhdim? 

Gjatë muajve të ardhshëm do të shikoni logon e re të përhapur në platforma të ndryshme - web, aplikacion, media sociale dhe kështu me radhë. 

Kjo është vetëm një grimcë e asaj që po afron. Gjatë muajve të ardhshëm ne presim të lançojmë një faqe web tërësisht të rifreskuar, më shumë produkte Paysera dhe mallra - sa për të përmendur vetëm disa shembuj të pikave kyçe të brandit tonë. Pra, jini të vëmendshëm ndaj azhornimeve të reja në rrjetet tona sociale, si p.sh Facebook, LinkedIn, Twitter dhe Instagram, ose abonohuni për të përfituar njoftime me email :) 

Me dashuri nga Ekipi i Marketing i Paysera,
Justina  

#

10+ arsye përse duhet të përdorni Paysera

Mbani mend kriteret sipas të cilave keni zgjedhur bankën tuaj të parë? Keni zgjedhur bankën e prindërve tuaj? Apo keni përfituar një kartë në shkollë pa pagesë? Mund t'a konsideroni vërtetë si zgjedhjen tuaj? Le të hedhim një vështrim mbi 10 arsyet më të zakonshme sipas të cilave njerëzit hapin një llogari në Paysera.

#

Solidaritet me Ukrainën: Paysera për të ndaluar transfertat në Rusi mbylli llogaritë e klientëve rus të saj

Paysera një nga kompanitë më të mëdha dhe jetëgjata të teknologjisë financiare në shtetet Baltike, tregon solidaritet me Ukrainën, duke ulur gjithashtu rreziqet në tregun rus. Kompania ka ndaluar transaksionet në rubla ruse, do të mbyllë llogaritë e klientëve të saj rusë dhe do të kufizojë transfertat e parave në dhe nga bankat ruse. Kompania inkurajon institucionet financiare të tjera të qëndrojnë në solidaritet me Ukrainën dhe të pezullojnë veprimet e lidhura me Rusinë.

#

Si do të jetë të punosh në Paysera në 2022?

Duke punuar në Paysera, ne të gjithë kontribuojmë në ndërtimin e një ambienti pune të këndshëm dhe tërheqës. Numri i iniciativave të reja për punonjësit tanë do të rritet më shumë në vitin 2022. Mbani sytë hapur për pozicionet e hapura dhe vazhdoni të lexoni për të zbuluar se çfarë do bëjmë këtë vit!