Të gjitha kategoritë

Si të mbroni informacionin e kartës Visa?

#

Ne të gjithë dëshirojmë të mbrojmë informacionin e kartës Visa për arsye të dukshme. Ndonjëherë edhe njerëzit më të kujdesshëm e ulin vigjilencën dhe zbulojnë transferta të dyshimta të kryera nga llogaritë e tyre. Është pak të thuash se këto situata janë stresuese. Lajmi i mirë është se ka gjithmonë një mënyrë parandalimi dhe për të zgjidhur situata të tilla. Pavarësisht arsyes që ju solli këtu, në këtë artikull do të gjeni gjithçka lidhur me instruksionet për kontrollin e dëmeve, ose këshilla për masat e sigurisë paraprake.

Rendi:

Kur e merrni kartën Visa

Tani që keni kartën Visa me siguri mezi prisni t'a përdorni atë. Por prisni pak dhe le të sigurohemi se do t'ju kushtojë aq sa shpenzoni, asnjë cent më shumë.

Aktivizoni njoftimet e llogarisë

Aktivizimi i njoftimeve në llogari mund t'ju ndihmojë të reagoni shpejt dhe me efikasitet, pasi raportimet e aktiviteteve të dyshimta ndoshta keqdashëse, ju dërgohen menjëherë. Ju mund t'i përfitoni këto njoftime me email, me mesazh, ose si një njoftim automatik.

Ja se si mund të aktivizoni njoftimet në aplikacionin Paysera:

Hapi 1. Shkoni te aplikacioni Paysera dhe prekni tek ikona e parametrave

Hapi 2. Nën Parametrat, zgjidhni “Njoftimet”

Hapi 3. Nën Pagesat prekni “Transferta dalëse” duke e bërë blu

Hapi 4. Zgjidhni shumën për të cilën dëshironi të informoheni. Ju mund të seleksiononi një nga opsionet

Hapi 5. Zgjidhni shumën për të cilën dëshironi të informoheni

Gjithashtu ju sugjerojmë të zgjidhni “Konfirmim kërkesash” parametrat çfarë do të thotë se do ju nevojitet të përdorni aplikacionin Paysera për të konfirmuar Hyrjet dhe Transfertat e kryera përmes online banking Paysera.

Nëse dëshironi të maksimizoni sigurinë akoma më shumë mund të jeni të interesuar në parametrin “Përdorni njoftimet private”. Kjo nuk do të shfaqë informacionin e transfertave hyrëse, emrin e dërguesit dhe shumën e parave të përfituara.

#

Përdorni software-in e sigurisë

Kur bëhet fjalë për software-in e sigurisë, shumica e njerëzve mendojnë se aplikohet vetëm në kompjutera.

Nuk e kanë gabim, por kjo mbulon vetëm gjysmën e masave të sigurisë. Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar të përdorin celularët smart për transfertat e parave, telefonat smart janë kthyer në target për hakersat, prandaj siguria e shtuar është thelbësore.

Për fillestarët ne sugjerojmë të kërkojnë antiviruse të besueshme dhe software për administrimin e fjalëkalimit.

Gjërat që duhet të mbani mend

Nëse ndoqët të gjithë hapat e përmendur, ju jeni në rrugën e duhur për mbrojtjen e informacionit të kartës Visa. Megjithatë, gjithmonë duhet të mbani mend disa gjëra për të qëndruar kështu.

Asnjëherë mos ndani informacione personale

Po, kjo është e qartë. Por do të habiteshit se sa shpesh njerëzit e humbasin vëmendjen për një moment, duke i shkaktuar vetes probleme që kërkojnë shumë kohë për t'u rregulluar.

Megjithëse ju mund të mos keni fonde në llogarinë tuaj aktualisht, persona të dyshimtë mund të përdorin llogarinë tuaj si një medium, ku mbajnë paratë e tjetërsuara nga njerëz të tjerë. Kjo gjë mund t'ju krijojë probleme ligjore, megjithëse nuk keni aspak të bëni me të.

Kjo është arsyeja pse nuk duhet të ndani kurrë informacionin e llogarisë suaj përmes email, mesazheve, telefonatave, mediumeve të tjera, madje edhe personalisht me dikë. Paysera, ose çdo organizatë tjetër legjitime, nuk do t'ju kërkojë kurrë informacion lidhur me llogarinë, përfshirë fjalëkalimin tuaj.

Më zakonisht skemat keqdashëse phishing vijnë nga telefonatat, mesazhet, faqe web dhe emaile të dyshimta, ku persona të dyshimtë maskohen si banka legjitime, ose si kompani të tjera të njohura. Këto skema keqdashëse kanë tendencë t'ju bëjnë presion nën pretendime të rreme dhe ndoshta edhe kërcënime.

Kushtojini vëmendje mesazheve dhe telefonatave nga ‘Paysera’

Ne jemi të vetëdijshëm se skemat keqdashëse po avancojnë në përdorimin e teknologjive dhe taktikave moderne për të përfituar informacionin e kartave Visa. Në fakt, ata shkojnë aq larg sa numrat e tyre të telefonit mund të shfaqen sikur të ishte Paysera duke ju telefonuar, ose duke ju dërguar mesazhe.

Si rregull, ka dy gjëra që duhet të mbani mend:

  • Paysera nuk do t'ju dërgojë kurrë mesazhe me tekst duke ju kërkuar të identifikoheni, ose t'ju pyes për informacione lidhur me llogarinë tuaj. Ju mund të përfitoni mesazhe informuese për paratë e rezervuara, nëse e keni përcaktuar këtë opsion tek parametrat tuaja. Në këto mesazhe ne nuk do të përfshijmë link të tillë.
  • Paysera do t'ju kthejë telefonatën, por asnjëherë nuk do të iniciojë telefonatë. Nëse nuk na keni telefonuar, por jeni duke marrë telefonata me emrin e Paysera të paraqitur në ekran, ne ju sugjerojmë të mos e hapni, pasi me shumë mundësi është një veprim keqdashës, duke u maskuar si Paysera. Në këtë rast, opsioni më i sigurtë do të ishte të refuzoni telefonatën.

Përdorni faqe web të besueshme dhe mos e ruani informacionin e kartës suaj Visa

E-commerce është targetuar vazhdimisht nga hakersat për të përfituar informacione të ndjeshme financiare. Keni dijeni se në 2021 është vlerësuar se skemat keqdashëse të pagesave online kanë shkaktuar një humbje prej 20 bilion dollarë në rang global? Kjo është një rritje prej 14% krahasuar me 2020.

Ja çfarë duhet të keni gjithmonë parasysh, kur vizitoni dyqanet online:

  • Kontrolloni, nëse dyqani online është i ligjshëm duke e kërkuar atë në Google dhe aksesuar prej aty, në vend që të ndiqni links, ose të kërkoni emrin e domain të tyre
  • Asnjëherë mos lejoni që një dyqan online të ruajë informacionin e kartës suaj Visa, pavarësisht sa i sigurtë mund të duket
  • Kontrolloni mirë adresën e faqes web për t'u siguruar se jeni në vendin e duhur
  • Hetoni linqet në rezultat e kërkimit në Google, pasi persona të dyshimtë përdorin banera reklamuese me pamje legjitime për faqe web të dyshimta
  • Kujtohuni të dilni jashtë llogarisë nga kompjuterat publikë
#

Kontrolloni rregullisht llogarinë tuaj

Nëse kontrolloni rregullisht llogarinë bankare dhe njihni shpenzimet tuaja, do të zbuloni menjëherë aktivitetet e dyshimta. Sa më shpejt t'i kuptoni ato, aq më shpejt mund të zgjidhet kjo situatë.

Kontrolloni rregullisht – dhe abonohuni për njoftime – nëse llogaria është komprometuar nga shërbimi i monitorimit publik të rrjedhjeve të të dhënave si https://haveibeenpwned.com/s.

Rimbushni kartën Visa vetëm kur nevojitet

Kemi përmedur zyrtarisht të gjitha masat standarde të sigurisë. Kur bëhet fjalë për sigurinë, ka gjithmonë hapa shtesë që mund të ndërmerren. Siç thotë një shprehje më mirë të siguroheni, sesa t'a pësoni.

Ju sugjerojmë të mbani para në llogarinë bankare tuaj dhe t'i transferoni ato në llogarinë Visa vetëm kur nevojitet.

Kur bleni online, paguani përmes bankës, ose platformave të pagesës

Ju keni dijeni se çfarë mund të ndodhë, kur blini përmes dyqaneve online të pasigurta.

Megjithatë, edhe kur lundroni në një rrjet të sigurtë dhe bleni në dyqane online në dukje të sigurta, nëse vendosni informacionin e kartës Visa direkt në faqen web, ju vazhdoni të jeni të rrezikuar ndaj përvetësimit të të dhënave tuaja.

Fatmirësisht do t'ju tregojmë një sekret: nëse ju paguani përmes bankës suaj, ose përmes një payment gateway, shitësi online nuk ka mundësi të shikojë të informacionin e kartës Visa tuaj. Praktikisht kjo do të thotë se, nëse shitësi online është i pakujdesshëm, ose hakerohet, informacioni juaj nuk do të jetë i vlefshëm për përvetësim.

Shembuj të këtyre platformave të pagesave përfshijnë Paysera, PayPal, Apple Pay, Google Pay dhe të tjera.

#

Në rastin më të keq (ose më të keqin e menduar)

Pra, ju mendoni se informacioni i kartës Visa ka rrjedhur. Fillimisht merrni frymë thellë. Ne mund t'a zgjidhim sëbashku, vetëm ndiqni një proçedurë të thjeshtë dhe më pas na e lini neve në dorë.

Hapi 1: Kontrolloni me kujdes transfertën

Mundohuni të ruani qetësinë, kur shihni një shpenzim që nuk e njihni. Kontrolloni dy, ose tre herë, balancën tuaj dhe ku është transferuar. Është e mundur të jetë një veprim që keni kryer, por nuk ju kujtohet.

Hapi 2: Kontaktoni përfituesin

Në rast se nuk ju kujtohet pagesa e dyshimtë, përfituesi do të shfaqet gjithmonë. Ne ju këshillojmë të kontaktoni përfituesin menjëherë, t'a pyesni për arsyen e pagesës dhe t'i kërkoni rimbursimin e saj, në rast se nuk pajtoheni me të.

Hapi 3: Bllokoni kartën dhe telefononi bankën tuaj menjëherë

Nëse jeni të sigurtë se po ndodh diçka e dyshimtë që nuk është iniciuar nga ana juaj, ose aksidentalisht keni klikuar në një link të dyshimtë, ju mund të merrni masa duke filluar me bllokimin e kartës përmes aplikacionit Pasyera. Kjo do të bllokojë kartën tuaj Visa e cila mund të aktivizohet nga ju, në çdo moment.

Kështu mund të bllokoni kartën tuaj Visa:

  1. Shkoni te apllikacioni Paysera dhe zgjidhni “Kartat” në fund
  2. Prekni opsionin “Blloko”

Nëse informacionet e kartës suaj Visa janë përvetësuar, nuk do të jetë e mundur t'ju dëmtojnë më tej, sepse karta juaj tashmë është e bllokuar.

Hapi i fundit që duhet të bëni është të na telefononi menjëherë. Mos prisni për asnjë ditë tjetër, pasi hetimi mund të kryhet vetëm, nëse një klient raporton një problem jo më vonë se 3 muaj. Me pjesën tjetër, do të merremi ne dhe do t'ju mbajmë të përditësuar.

Ju mund të gjeni detajet e kontaktit të Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit Paysera këtu.

Artikuj të ngjashëm

#

Aktivitetet financiare mashtruese top 5: keni dëshmi të ndonjërit prej tyre?

Aktivitetet e dyshimta keqdashëse financiare po bëhen gjithmonë e më të sofistikuara dhe gjithmonë e më shpesh viktimat dorëzojnë paratë me vullnetin e tyre të lirë tek persona të dyshimtë – pa përfshirë dhunë, apo hakerim. Paysera, një ofrues i shërbimit payment gateway në vendet Baltike dhe një fintech ndërkombëtar për administrimin e financave të përditshme po edukon vazhdimisht klientët e saj, se si të mos bëhen viktima të aktiviteteve të dyshimta keqdashëse. Lexoni për top 5 rrengjet më të njohura e ndjekura nga persona të dyshimtë për të përfituar paratë tuaja.