Të gjitha kategoritë

Si mund të hapni një llogari Paysera?

#
Shumë njerëz ende mendojnë se të hapësh një llogarie bankare është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar që përfshin radhë të gjata, dokumente për të dorëzuar, ndonjëherë edhe tarifa për të paguar. Nëse hapni një llogari Paysera, gjithçka është ndryshe. Procesi është i shpejtë, i përshtatshëm dhe gjithçka online. Ndiqni hapat e mëposhtëm dhe hapni një llogari të re FALAS brenda ditës.

Pse duhet të hap një llogari Paysera?

Ekzistojnë arsye të ndryshme përse mijëra njerëz, çdo muaj, zgjedhin të hapin llogari në Paysera. Disa nga përfitimet më të rëndësishme janë: procesi i hapjes së llogarisë falas dhe në distancë, transferta lokale dhe ndërkombëtare, këmbim valutor me norma të shkëlqyera, mundësia e porositjes së një kartë debiti Visa instrumente të pranimit të pagesave në dyqanet online, opsionin e investimit në ar online dhe më shumë.

Hapni një llogari Paysera FALAS sot!

RREGJISTROHU

Sa kushton të hapësh një llogari Paysera?

Hapja e një llogarie personale Paysera është falas dhe nuk ka tarifa administrative mujore. Tarifa shtesë zbatohen vetëm për shërbimet të tjera, si porositja dhe mirëmbajtja e kartave, etj. Gjithçka mund t'a gjeni në faqen web Paysera.

Si të hapni një llogari Paysera? Udhëzimet hap pas hapi

  1. Shkarkoni aplikacionin Paysera
    Hapja e llogarisë Paysera është e vlefshme vetëm përmes aplikacionit Paysera. Shkarkojeni në Play Store, App Store, ose Huawei AppGallery, ose falas dhe mund të filloni.
  1. Regjistrohuni
    Hapni aplikacionin Paysera, zgjidhni gjuhën tuaj dhe prekni “Krijo llogari”.

    Vendosni numrin tuaj të llogarisë dhe krijoni një fjalëkalim të sigurtë (me këtë fjalëkalim do të keni mundësi të identifikoheni në llogarinë tuaj përmes Paysera online banking bank.paysera.com, nëse është e nevojshme).

    Do të përfitoni një SMS me kodin e verifikimit. Vendoseni atë në aplikacion për të konfirmuar numrin tuaj të telefonit.

    Përfundoni procesin duke krijuar një fjalëkalim për të hapur aplikacionin Paysera në telefonin tuaj. Identifikimi biometrik, si zhbllokimi i aplikacionit me gjurmën e gishtave, ose njohje të fytyrës është gjithashtu i disponueshëm, nëse mbështetet nga pajisja juaj.
#
  1. Konfirmoni adresën email
    Pas regjistrimit duhet të identifikoheni për të përdorur llogarinë.

    Klikoni mbi njoftimin e identifikimit në aplikacionin Paysera dhe ndiqni hapat.

    Fillimisht konfirmoni adresën tuaj të email. Vendosni adresën dhe kodin e konfirmimit që keni marrë tek adresa e emailit.
  1. Plotësoni pyetësorin KYC (Njih Klientin Tënd)

    Plotësimi i pyetësorit KYC është kërkesë ligjore për të gjithë klientët.

    Kërkon t'i përgjigjeni disa pyetjeve në lidhje me statusin tuaj financiar, si p.sh.
    Cilat janë burimet e fondeve tua? Ndoshta paga juaj, ose ndoshta janë paratë e fituara në bursë.
    Sa është qarkullimi i pritshëm mujor? Prisni të përfitoni deri në 1,000 EUR në muaj në këtë llogari, apo rreth 10,000 EUR?
    Jeni person i ekspozuar politikisht, apo keni familjarë të tillë?
    Si përfundim konfirmoni, nëse do të përdorni personalisht këtë llogari.
    Më shumë informacion rreth pyetësori KYC >
#
  1. Ngarkoni një dokument
    Hapi i fundit është plotësimi i identifikimit duke ngarkuar dokumentin personal, si pasaportën, ose kartën e identitetit (ID).

    Pas ngarkimit të dokumentit, do t'ju kërkohet të bëni një selfie, për të konfirmuar se jeni i njëjti person, sikurse në dokumentin e paraqitur.
#

Kaq ishte! Tani llogaria juaj është hapur. Dokumentet tuaja do të kontrollohen brenda një, ose dy ditësh dhe më pas mund të filloni të përdorni llogarinë tuaj për dërgimin dhe përfitimin e parave, këmbim valutor, blerje online, etj.

Si mund të rimbushni llogarinë tuaj?

Për të kryer transfertën tuaj të parë me Paysera, nevojitet të rimbushni llogarinë tuaj Paysera. Këtë mund t'a bëni këtë përmes një transferte bankare.
Lexoni udhëzuesin se si të rimbushni llogarinë tuaj.

Artikuj të ngjashëm

#

10+ arsye përse duhet të përdorni Paysera 

Mbani mend kriteret sipas të cilave keni zgjedhur bankën tuaj të parë? Keni zgjedhur bankën e prindërve tuaj? Apo keni përfituar një kartë në shkollë pa pagesë? Mund t'a konsideroni vërtetë si zgjedhjen tuaj? Le të hedhim një vështrim mbi 10 arsyet më të zakonshme sipas të cilave njerëzit hapin një llogari në Paysera.

#

Planifikimet e Paysera për 2022

Planifikimi paraprak në një mjedis biznesi më ndryshime të shpejta dhe konkurues është thelbësor dhe i pamundur. Nga njëra anë - duhet të kemi një vizion dhe plane të qarta në mënyrë që ekipet tona të dinë se për çfarë po punojnë dhe ku po shkon kompania, klientët, çfarë pritet, nga ana tjetër - ne duhet të jemi mjaft fleksibël për ide spontane që do të kenë një moment “tani ose kurrë” në treg. Duke konsideruar këto pika – ju ftojmë t'i hidhni një sy një pjese të vogël të çfarë presim të lançojmë në fillim të vitit 2022 dhe shumë më tepër do të vijnë.

#

Çfarë është një numër IBAN dhe si mund t'a gjeni atë?

IBAN është një nga numrat më të përdorur në sektorin bankar. Në çdo rast, nëse dëshironi të dërgoni para, ose t'i përfitoni ato - me siguri do të përdorni një numër IBAN. Sidoqoftë, e dini se çfarë është një IBAN?