Të gjitha kategoritë

Si të shmagni skemat e mashtrimit online të personave të dyshimtë 

#
Gënjeshtër apo jo – persona të dyshimtë online nuk bëjnë shaka. Në Paysera, ne vazhdimisht përpiqemi të edukojmë klientët tanë se si të jenë të kujdesshëm çdo ditë dhe të shmangin mashtrimet financiare. Në këtë blog, ne ndajmë disa këshilla praktike nga të cilat mund të përfitojë çdo përdorues i Paysera për të mbrojtur fondet e tij.

Vërtetë po komunikoj me Paysera?

Një nga gabimet më të zakonshme, që edhe njerëzit e aftë nga ana e teknologjisë ende bëjnë, është të ndajnë informacion personal te persona të dyshimtë online që pretendojnë se janë përfaqësues të institucionit financiar.

postimin paraprak në blog ne kemi ndarë disa këshilla të dobishme lidhur me faktin nëse keni kontaktuar vërtetë Paysera-n, ku mund të gjeni të dhënat zyrtare të kontaktit, si edhe rreth disa nga skemat mashtruese më të zakonshme që qarkullojnë në sektorin financiar. Lexo më shumë > 

Funksionalitetet e aplikacionit për siguri më të lartë 📲

Ekzistojnë disa funksionalitete në aplikacion për të ofruar më shumë siguri për fondet tuaja. Ato ofrojnë më shumë privatësi dhe diskrecion për administimin e përditshëm të parave tuaja.

Modaliteti i privatësisë 

Mos lejoni askënd të përgjojë pas shpatullave tuaja, kur jeni duke kontrolluar llogarinë tuaj, ose duke kryer një transfertë. Aktivizoni modalitetin e privatësisë dhe aplikacioni Paysera do të errësojë informacionet e ndjeshme si balanca e llogarisë tuaj dhe vlera të tjera. Hapni aplikacionin Paysera > Prekni ikonën e parametrave (ingranazhi) lart, në të majtë > Privatësia & Siguria > dhe ndizni Modalitetin e Privatësisë
#

Identifikimi, kur kryeni transferta 
Keni frikë se dikush tjetër ka akses në llogarinë tuaj, ose mund të abuzojë me të, nëse telefoni juaj është lënë pambikëqyrje? Aktivizoni kërkesat e identifikimit, kur kryeni transferta. Gjithmonë përpara se të dërgoni para të tjerë, do t'ju kërkohet të konfirmoni, nëse jeni vërtet ju, përmes të dhënave biometrike (si gjurmët e gishtave). 

Hapni aplikacionin Paysera > prekni ikonën e parametrave (ingranazhi) lart në të majtë > Privatësia & Siguria > dhe aktivizoni Siguri ekstra për transfertat

Transferta të mbrojtura me fjalëkalim
Kur kryeni transferta parash, tani mund të zgjidhni të vendosni fjalëkalim me mbrojtje. Pas përfitimit të transfertës përfituesi do të mund të tërheqë paratë, pasi të ketë vendosur fjalëkalimin.

Kjo do t'ju japë një siguri të plotë se paratë tuaja nuk i janë dërguar gabimisht dikujt tjetër. 

Hapni aplikacionin > Transfertë e re > zgjidhni Transfertë Paysera > plotësoni detajet > Fjalëkalimi > vendosni një fjalëkalim sipas zgjedhjes suaj dhe ndajeni atë vetëm me përfituesin. 

#

Mbrojtja e kartës
Aplikacioni Paysera ju lejon të administroni kartat tuaja me lehtësi - porosisni, ngrini, ose bllokoni kartat personalisht, në çdo kohë. Nuk ka nevojë të telefononi Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit. 

Nëse mendoni se keni humbur kartën tuaj, edhe pse në mes të natës – hapni aplikacionin > kartat > blloko. Nëse nuk e gjeni përsëri kartën, mund t'a bllokoni përgjithmonë dhe të porosisni një të re. 

#

Identifikim biometrik 
Hyrja në aplikacion mbrohet nga të dhënat e identifikimit biometrik si Touch ID dhe Face ID, nëse telefoni juaj i mbështet këto shërbime. 

Kjo ofron siguri të plotë se vetëm ju dhe askush tjetër nuk mund të hyjë. 

Njoftime rreth qarkullimit të parave 
Njoftohuni në momentin që paratë tuaja hyjnë, ose dalin nga portofoli elektronik. Përfitoni mesazhe të shkurtra, pasi të keni paguar me kartë duke kryer një pagesë të përsëritur dhe më shumë. 

Aktivizoni këtë funksionalitet duke u identifikuar në aplikacion > Parametrat (ikona e ingranazhit) > Njoftime

Të gjitha këto këshilla janë shtresa mbrojtëse që ju mbajnë larg skemave të mashtrimit financiar të personave të dyshimtë, të cilët do të përdorin çdo hapsirë për të përfituar nga nxitimi i personave. Herën e ardhme, nëse keni dyshime, nëse vërtet ja vlen kjo përpjekje për të mbrojtur paratë tuaja, konsideroni se ky konfigurim sigurie ju kushton vetëm një minutë të kohës suaj dhe humbjet mund t'ju kushtojnë mijëra. 

Artikuj të ngjashëm

#

Si të identifikoni personat e dyshimtë dhe të mbroni paratë tuaja?

Veprimet e dyshimta moderne mund të tingëllojnë, ose duken shumë profesionale - mund t'ju drejtohen me mirësjellje, mund të njohin emrin tuaj dhe madje t'ju urojnë një ditë të mbarë, pasi t'ju grabisin. Mos lejoni të bini pre e mashrimeve! Konsulentët e Paysera nuk do t'ju kërkojnë asnjëherë të zbuloni të dhëna të ndjeshme, si p.sh. kodin PIN të kartës suaj, kodin CVV, numrin dhe datën e skadencës së kartës, ose detajet e hyrjes. Nëse paraqitet një kërkesë të tillë - kjo është shenja e parë që po përballeni me një veprim dyshues financiar. 

#

Paysera ofron shërbim 24/7 në anglisht për Shërbimin e Kujdesit ndaj Klietit

Prej 1 mars klientët e Paysera do të kenë mundësinë të kontaktojnë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit, në gjuhën angleze, kurdo, çdo ditë. Konsultat zhvillohen në telefon, me email dhe me funksionalitetin live chat në faqen web.

#

Si të shijoni shitjet online dhe të shmangni veprimtaritë dyshuese?

Nëntori është i famshëm për zbritjet, ndërsa dhjetori - për blerjet e dhuratave të Krishtlindjeve në minutën e fundit. Megjithatë në fund të vitit interneti është plot, jo vetëm me oferta të shkëlqyera, por edhe nga mashtrimet dhe sulme phishing – duke përfituar nga shpërqendrimi i blerjeve. Si të shmangni phishing dhe të mos humbisni para, gjatë blerjeve të Krishtlindjeve?